Pasditen e djeshme në Spitalin e Pejës ka vdekur një foshnje.
Siç ka raportuar babai i foshnjes, ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës./Indeksonline/