E rëndë: Theret me thikë në mes të rrugës një i ri në Prishtinë

Një person ka përfunduar në Emergjencë mbrëmë pasi dyshohet se u sulmua me thikë nga një person në teksa po udhëtonte me veturën e tij në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20, ku viktima ka deklaruar se gjatë kohës që po voziste është provokuar nga një veturë që ndodhej anash tij.

Sipas 29-vjeçarit i dyshuari pak metra më tej është parkuar e më pas ka dalë nga vetura e tij dhe me thikë në dorë e ka sulmuar viktimën, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Njësitet policore kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar i cili u shoqërua në stacion policor ku iu nënshtrua testit për alkool e që më pas rezultoi në gjendje të dehur dhe në këtë mënyrë ka qenë i pamundur intervistimi i tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *