E rëndë: Shqiptari mbytet në lum përpara syve të bashkëshortes

Një 55-vjeçar shqiptar në Itali është mbytur në lum pasditen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në Stradella të Pavias. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po lahej në ujërat e lumit Po së bashku me partneren e tij.

Por më pas 55-vjeçari shqiptar nuk po dilte nga uji. Sipas mediave italiane, drama u zhvillua përpara syve të bashkëshortes, e cila pa se nuk po dilte dot nga lumi.

Ajo lajmëroi menjëherë policinë. Në zonë nisën kërkimet, ndërsa trupi u gjet më vonë rreth 200 metra larg vendit ku kishte hyrë për t’u larë.

Shtypi italian raporton se vendi ku kishte hyrë për t’u larë 55-vjeçari në lumin Po është e rrezikshme për shkak të rrymave të forta. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *