E rëndë: Polici shqiptar vret vetën me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë mbrëmjen e kësaj të premte. 

Një efektiv policie ka vrarë veten me armën e shërbimit, në banesën e tij. 

Eduart Beqiri, 54 vjeç ishte me detyrë trupë shërbimi sigurimi objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. 

Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *