Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Komandant Kumanova” në Lipjan, ku një person i moshës rreth 40-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, për motive ende të panjohura.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima është shpëtuar nga Policia në momentin e fundit, kur ai veçse ndodhej në dritaren e banesës, në katin e pestë prej ku deshi të hidhej për të bërë vetëvrasje.
Kjo situatë që alarmoi qytetarët përreth u tejkalua kur zyrtarët policorë arritën të hynin në banesën e tij dhe e bindën që të mos e kryej aktin.
Sipas informacioneve të para, posa personi në fjalë u shpëtua, është dërguar në spital për trajtim mjekësor, derisa më pas pritet të merren veprimet e tjera që çojnë në zbardhjen e rastit.