E rëndë : Një i mitur ther me briskë një person…

Mbrëmë rreth orës 21:20 një person është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës ‘Isa Grezda’, pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me një mjet të mprehtë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 22-vjeçari është dërguar atje pasi kishte plagë në trup, që dyshohet se i ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë.

Stafi mjekësor ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, të cilët kanë intervistuar viktimën i cili ka deklaruar se është sulmuar me brisk nga një person të cilin e ka identifikuar.

Njësitet policore menjëherë janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë të miturin që dyshohet se e sulmoi 22-vjeçarin dhe kanë sekuestruar briskun që dyshohet se u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *