Një rast i rëndë është denoncuar sot në Mitrovicë, ku një nënë ka keqtrajtuar fëmijën e saj të moshës 1 vit e gjysmë, raporton Gazeta Sinjali.
Me të marrë informatën, Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Sinjali mëson se para hetuesve 20-vjeçarja ka pranuar se e ka goditur me shuplaka fëmijën e saj, me arsyetimin se koha është e nxehtë.
Po ashtu ajo ka bërë deklarata shokuese, duke thënë se ‘fëmija im është egjel për mua, do ta hedh në koshin e mbeturinave’.
Kjo ka bërë që ndaj saj të iniciohet rasti ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’ dhe pas përfundimit të procedurave policore prokurori ka nxjerrë aktvendim që ajo të ndalohet për 48 orë.
Ndërkohë fëmija i është dorëzuar në përkujdesje nënës së 20-vjeçares.