E rëndë: Nëna gjen pa shenja jete djalin 22-vjeçar në banjon e shtëpisë në Prishtinë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një familje në rrugën “Tahir Zaimi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një i ri 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga nëna e tij në banjon e shtëpisë.

Policia dhe Autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkaq nga Policia është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se lidhur me rastin është intervistuar nëna e viktimës, e cila Policisë i ka deklaruar se djali i saj ishte përdorues i narkotikëve dhe ka gjasa që vdekja të ketë ardhur si pasojë e mbidozës.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rasti hetim mbi vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *