Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Prizren, ku viktimë është një grua shtatzënë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 28-vjeçarja, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e cila e ka goditur me grushte në bark.
Sipas viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që lindi pasi fëmija i saj u rrëzua nga karroca. Kjo kishte bërë që e dyshuara të revoltohet dhe ta sulmojë fizikisht kunatën e saj.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar 35-vjeçaren e dyshuar e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.