E rëndë: Makina përplas 4-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Sipas policisë, një 39-vjeçar me inicialet M.SH ka përplasur me makinën e tij një fëmijë 4 vjeç.

Mësohet se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *