Policia ka identifikuar viktimën e aksidentit të rëndë sot në vendin e quajtur “Bishti Zhurit” në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit. Zjarrfiksët dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit.
Gazetari i Abc, Aldo Kozarja ka arritur të sigurojë edhe foton e 32-vjeçarit që humbi jetën.
Njoftimi i policisë
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.