E rëndë: I mituri në Prishtinë vetëplagoset me armë zjarri, dërgohet në QKUK

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë në këmbë nga shkrepja e armës.

Pas ndihmës mjekësore, gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë dëshminë e të miturit dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *