E rëndë/ Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur

Një grua është hedhur nga kati i dytë i maternitetit bashkë me fëmijën e porsalindur në qytetin e Sarandës.

Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *