E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në mes të rrugës në Prishtinë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Fakultetit Teknik, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se rreth orës 07:30 kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ndodhej i shtrirë në tokë pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetë.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *