E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri, në xhep kishte një armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Dumnicë e Epërme në komunën e Vushtrrisë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se familja e të ndjerit ishin në kërkim të tij, pasi kishte disa orë që nuk e dinin se ku ndodhej, deri në momentin që ai u gjet i vdekur rrëzë malit Gerdec.

Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar pas ekzaminimit për shenjat vitale ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes në xhepin e viktimës është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe fishekë, të cilat janë konfiskuar nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *