E rëndë: Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e fqinjit një grua në Suharekë, dyshohet për….

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi dyshohej se një person ishte pa ndjenja dhe në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku brenda një shtëpie kanë gjetur trupin e të ndjerës, vdekjen e së cilës e konstatoi mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, ku sipas informacioneve të para gruaja është 51-vjeçare dhe ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e një fqinjit i cili ndodhet jashtë shtetit.

Dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *