Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dibër.
Një 28-vjeçar me inicialet B.T., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën.
Bëhet e ditur se familjarët dyshojnë se ai është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit. Mësohet se grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka dhënë detaje, më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.