Rastet e vetëvrasjeve janë fenomen shqetësues në gjithë botën, e fatmirësisht disa nga to nuk përfundojnë me sukses.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Greqinë të Gjakovës, ku një 22-vjeçare ka tentuar të vetëvritej.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Spitalit të Gjakovës, bëjnë me dije se sipas ekzaminimeve mjekësore, e reja dyshohet se ka konsumuar preparate higjienike, Domestos.
Ajo ka arritur të shpëtohet pasi është dërguar në Spital nga një familjar dhe gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.
Sinjali merr vesh se megjithëse 22-vjeçarja nuk ka qenë në gjendje të intervistohej nga organet e rendit.