Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes në Pejë, ku një 19-vjçare u dërgua pa shenja jete në spitalin rajonal, raporton Gazeta Sinjali.
Të hënën në orët e mbrëmjes në Pejë ka ndodhur një ngjarje e rëndë pasi një 19-vjeçare është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal.
Pasi vajza u dërgua në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses. Si rrjedhojë, mjeku kujdestar e konfirmoi vdekjen e saj, raporton Sinjali.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe menjëherë një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë deklaratat e prindërve.
Bëhet fjalë për një shtetase norvegjeze, e cila kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen, te miqtë e tyre.
Sipas babait dhe nënës, vajza e tyre ka pasur problemeve të vazhdueshme me frymëmarrjen.
Megjithatë, për të konfirmuar shkaktarin e vdekjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.