Një 37-vjeçar ështe gjetur mbrëmë i vdekur nga prindi i tij, në një shtëpi të pabanuar në Prizren.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu. Sipas tij, i riu ka bërë vetëvrasje me kallash.
Një 37- vjecar dje ka kryer vetvrasje, rreth orës 20:10. Rasti ka ndodhur në rrugën “Drita” në Prizren, në një shtëpi të pa banuar. Arma e përdorur në këtë rast është AK-47. Viktima është gjetur nga prindi i tij”, ka thënë Aliu.
Rastin e ka konfirmuar Policia edhe përmes raportit 24 orësh.
VETËVRASJE -Prizren 07.09.2022 – 20:10. Fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babain e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetëvrasje. Një ekipë e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Express