Ditën e sotme vetëm në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tre aksidente me ç’rast janë lënduar tetë persona.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në rajonin e Prishtinës brenda më shumë se një ore janë lënduar tetë persona si pasojë e aksidenteve të ndodhura.
Mesditën e sotme ka ndodhur një vetëaksident në fshatin Bresje të Fushë Kosovës me ç’rast është lënduar një person.
Ndërsa rreth orës 13:10 në fshatin Lluzhan janë përfshirë katër vetura në një aksident, ku për pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore.
Po ashtu në fshatin Vranidoll rreth orës 13:50 në një aksident ku ishin të përfshira dy vetura janë lënduartre persona
Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjetit të tyre.
“Njësitet kompetente policore iu janë përgjigjur rasteve për hetimin e shkaktarëve në këto aksidente dhe janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë në rrugë, të shmangin përdorimin e telefonave celular dhe mos të drejtojnë automjetin kur janë të lodhur apo në ndikim të alkoolit”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.