Një rast i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ku një 45-vjeçar ka tentuar të vetëvritej, duke përdorur pesticide.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se si pasojë e përdorimit të pesticideve, gjendja shëndetësore e 45-vjeçarit është e rënduar dhe për këtë arsye, i njëjti është dërguar për tretman të mëtejshëm mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin, me ç’rast ka ndërmarrë edhe veprimet e nevojshme hetimore, për të mësuar rrethanat e ngjarjes që fatmirësisht nuk rezultoi me pasoja fatale për jetën e të riut.