E rëndë: 36-vjeçarja në Prizren hidhet nga kati i tretë i banesës, dërgohet pa vetëdije në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke u hedhur nga kati i tretë i një ndërtese, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima është një grua 36-vjeçare, shtetase e Shqipërisë dhe e njëjta është dërguar pa vetëdije në spital.

Rreth orës 15:42 Policia ka marrë informacion se një grua po tenton të bëjë vetëvrasje në lagjen Ortakoll të Prizrenit. Njësitë relevante kanë shku në atë drejtim dhe dera e banesës ka qenë e blinduar. Përpara se Policia të arrijë që të depërtojë në banesë, viktima ka arritë që të hidhet nga kati i tretë i banesës së saj dhe ka rënë në çatinë e një lokali. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Emergjenca dhe zjarrfikësit. Emergjenca e ka trajtu dhe e ka pa që viktima ka shenja jete dhe është dërgu me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *