Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:20 në Prizren, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi dyshohej se një grua ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë parë 28-vjeçaren e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë barnash si dhe i ka shkaktuar vetes lëndime trupore me thikë.
Gruaja e cila ishte me fëmijët e saj të mitur momentin kur kreu aktin, është transferuar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit rajonal në Prizren dhe sipas burimeve, pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.