E rëndë: 27-vjeçari kosovar ther veten 8 herë me thikë, tenton t’i jap fund jetës

Mbrëmë në Novobërdë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një 27-vjeçar ka tentuar t’i jap fund jetës së tij duke therur veten me thikë.

Burime nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në këtë qendër për shkak të gjendjes shëndetësore. I riu po dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke goditur veten 8 herë me thikë në stomak, raporton Sinjali.

Spitalin e Policinë i njoftoi babai i tij, i cili i shqetësuar kërkoi ndihmë për të birin.

Njësitë policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *