Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku një i ri ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se rreth orës 00:50 kanë pranuar thirrje për ndihmë nga një person i cili ka njoftuar se familjari i tij dyshohet se është në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë 26-vjeçarin dhe e kanë transferuar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.
Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.