Ashtu siç ishte paralajmëruar, libri i Britney Spears do të trondisë botën e Hollivudit. Vetëm pasazhi ku ajo flet për lidhjen me Justin Timberlake, ka shkatuar goxha bujë.
Artistja tregon se kur ata kanë qenë të lidhur, ajo mbeti shtatzënë.
“Ishte një surprizë edhe për mua, nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku por kjo ndodhi shumë më herët nga çe kisha parashikuar. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë pasi ishim shumë të rinj.
Jam i sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos bëja fëmijën. Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt sa nuk donte të bëhej baba.’, thotë Britney Spears.