E pranon Anxhela Peristeri: Kam blerë klikime

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka pranuar publikisht se ka blerë klikime. Ajo e ka konsideruar blerjen e klikimeve një strategji marketingu.

Sipas Anxhelës, nëse dikush e shikon këngën e saj me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. 

Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë.

Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 mijë klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. 

Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha ajo në “Aldo Morning Show”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *