Moderatorja Kiara tani është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ajo ka treguar e prekur arsyen pse u zhvendos nga Italia në Shqipëri.
Mes lotësh, Kiara ka rrëfyer se prindërit e saj nuk kishin mundësi për t’i paguar shkollën dhe e pa si opsion më të mirë kthimin.
“Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që… se prekem kur flas për këtë…Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd”, ka deklaruar e përlotur moderatorja ndër të tjera.