E përfshirë në disa kohët e fundit, Dafina nuk i ndahet “dramave”, ja çfarë bëri kësaj radhe

Dafina Zeqiri ka qenë e përfshirë kohët e fundit në disa “drama” me kolegët e saj.

‘Drama’ do të quhet edhe ‘broadcast channel’ në Instagram, i cili u krijua nga artistja për të qenë sa më afër ndjekësve të saj.

Dhe emri nuk u zgjodh rastësisht, pikërisht referuar ngjarjeve të fundit.

Këngëtarja duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë kur flitet për të, teksa shprehet se nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.

“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo që e thojnë, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës. Kështu që kam vendosur që t’ja lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në gjërat që jam më mirë dhe sigurisht ajo është muzika“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *