E papritur! Tea Trifoni shtatzënë për herë të parë

Ish-konkurentja e Për’puthen do të bëhet nënë për herë të parë. Bëhet fjalë për Tea Trifonin. Lajmin e kanë bërë me dije burime ekskluzive për “iconstyle.al”.

Sipas burimeve tona babai i fëmijës që po pret Tea Trifoni nuk është personazh publik.

Sakaq nëse hedhim një sy në profilin zyrtar të ish-konkurrentes në Instagram, ajo i ka rralluar postimet, ku i fundit me foto të saj daton 10 javë më parë. Epo për një person publik si ish-konkurrentja e Për’puthen është një kohë relativisht e gjatë pa postuar, ndërkohë që pak kohë më parë ajo ishte shumë aktive me postime në Instagramin e saj.

Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, Tea Trifoni u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, në rolin e moderatores. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arjan Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj:

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *