E papritur: Noizy i bën një dhuratë Cllevios, reagimi i reperit do iu habisë

Nga përleshja fizike deri te kërkim falja që pati ë fundmi nga reperi Cllevio kundër Noizyt , mesa duket gjërat janë sheshuar dhe dyshja tashmë po vazhdojnë të kenë një raport të mirë.

Pas kësaj Noizy ka vendosur t’i bëjë edhe një dhuratë Cllevios.

Cllevio ishte live në Instagram teksa tregoi dhuratat që ka marrë nga Noizy.

Dhurata që reperi i kishte dërguar ishin disa artikuj nga marka e tij e veshjeve, të cilët Cllevio i hapi gjatë live-it në rrjetin social ps këmbënguljes së shokëve të tij.

“Ky tjetri i emocionuar a thua se na solli diamanta. Më ikën 100 euro më këto mua, 50 euro postierit, 50 euro atij”- iu drejtohet shokëve të tij Cellvio, i cili më pas hap kutinë. Fillmisht ai tregoi për ndjekësit e tij një kapele të cilën tha se nuk do ta përdorë.

“Këtë s’kam për ta vënë kurrë sepse i dua kështu por do e mbaj në dollap. Kjo tjetra e lezetshme prerje e bukur”– shprehet ai. Më tej në kuti përveç artikujve të tjerë si bluze apo pantallona, Noizy i kishte dërguar Cllevios një palë të brenshme për meshkuj. Ky i fundit nuk reagoi mirë duke thënë: “Këto s’i vesh, brekët i blej vetë. Ti dal buzës time me brekët e Ilyrianit”.

Gjatë videos Cllevio bënte herë pas here edhe ironi apo shaka duke thënë se dhuratat e Noizyt “do t’jua falë shokëve të tij”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *