E papritur: Mozzik dhe Era Istrefi anulojnë projektin, çka po ndodh mes dyshes!

Ditë më parë Reperi nga Ferizaji, Mozzik dhe Era Istrefi paralajmëruan se po sjellin këngë së bashku.

Dyshja e kanë konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, shkruan gazeta Neutral.

“Po vjen Era Mozz. Are you ready to turn up”, ka shkruar Mozzik krahas fotografisë së bashku me Era.

Por Mozzik disa minuta më parë bëri një postim në InstaStory duke e informuar gjithë adhuruesit e reperit se kënga e shumë pritur është anuluar “Projekti me Era Istrefin anulohet, iu kërkoj falje gjithëve për pritjen! Shihemi shumë shpejt me projekte të reja! u shpreh reperi .

Gjithashtu fotografit e postuara nga dy palët janë fshirë nga Instagrami.

Çka ka ndodhur mes dyshjes?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *