Gjykata Speciale i ka vazhduar masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Masa e paraburgimit Mustafës i është vazhduar deri në muajin shtator në një vendim që është bërë publik një ditë më parë.
Në mesin e arsyeve për vazhdimin e paraburgimit ndaj Mustafës, është cekur edhe rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë dhe zhdukja e provave.
Gjykata ka caktuar datën 5 shtator 2022 si datë ku ZPS-ja mund të paraqes parashtresat për shqyrtimin e radhës për masën e paraburgimit, ndërkaq për palën mbrojtëse ka caktuar datën 13 shtator.