Duket e pabesueshme por Chris Brown me sa duket e uroi ish-in e tij, Rihanna për shfaqjen e saj të parë në “Super Bowl”
Këngëtari bëri një postim vetëm pak çaste pasi Rihanna ndezi skenën me performancën e saj dhe konfirmoi shtatzëninë e dytë.
“Përpara vajzë”, shkroi Brown, 33 vjeç, krahas një zemre të kuqe dhe ‘emoji’ me duar lutjesh.
Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2007, dhe u ndanë dy vjet më vonë, kur u zbulua se Brown kishte sulmuar fizikisht Rihannan përpara “Grammy Awards 2009”.
Ai u deklarua fajtor për sulm të rëndë dhe u dënua me pesë vjet liri me kusht.
Dyshja u bashkuan përsëri në vitin 2012 dhe u takuan për rreth një vit tjetër përpara se të ndaheshin përfundimisht.