E ndjek hap pas hapi, zbulohet rroga marramendëse e truprojës së Lionel Messit

Truproja personale e Lionel Messit, Yassine Cheuko, së fundmi ka tërhequr vëmendjen e tifozëve me praninë e tij të vazhdueshme gjatë ndeshjeve të Inter Miamit. 

Cheuko e ka ndjekur edhe jashtë fushe kapitenin e Argjentinës teksa ka marrë përsipër sigurinë e magjistarit të vogël. 

Cheuko thuhet se ka një pagë shumë milionëshe pasi, sipas AS, ai fiton rreth 3.5 milionë dollarë në një vit kalendarik. Shuma është e barabartë me atë që fitojnë disa futbollistë.

Cheuko është një ish-ushtar amerikan dhe ka shërbyer si në Afganistan ashtu edhe në Irak. Ai gjithashtu është i specializuar në artet marciale, Taekwondo dhe Boks.

Eshtë e panevojshme të thuhet se Lionel Messi duket se është në duar të sigurta.

Aftësitë e Cheuko u shfaqën plotësisht gjatë ndeshjes së fundit të Inter Miami, ndërsa ai nxitoi në fushë kur një tifoz u përpoq t’i afrohej shumë Messi-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *