Edhe pse në ditët e para u konsiderua si një prej konkurenteve më të forta të edicionit të dytë të “BBV”, aventura e Zhaklina Gjollës në reality show zgjati shumë pak, me moderatoren që vendosi të largohej nga programi me arsyetimin e thjeshtë se “kjo garë nuk është për mua.”Këtë gjë Zhaklina e ka konfirmuar edhe sot, e ftuar në emsionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ndërsa hodhi më shumë dritë mbi largimin e saj të papritur nga shtëpia, por komentoi edhe jetesën me personazhet e tjetë të programit dhe dha mendimin e saj për ta.
“Është “BBV” më i bukur ndonjëherë për t’u parë nga shtëpia. Varet sa të pëlqen egërsia, do të thoja edhe unë që është një ‘Big Brother’ shumë i bukur po të kishte pak jetesë aty, por ashtu si e përjetova unë të paktën nuk ishte aspak jetesë.”- u shpreh Gjolla teksa për largimin e saj tha:
“E lashë sepse nuk bënte për mua. Nëse kishte një gjë që ishte shumë e goditur aty pavarësisht se ishte traumatike, ishte ajo video që qarkulloi më pas dhe u hodh në faqen zyrtare të “Big Brother” ku unë thoja që “Kjo lojë nuk është për mua, unë dua të dal!”. Ajo ishte e vërteta shumë e madhe, që ajo lojë nuk bënte për mua. Me gjithë eksperiencën në televizion ti mendon që do të futesh në një sfidë televizive, në fakt është një sfidë laboratorike.
Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje (largimi). Në momentin që më është bërë ftesa për në “Big Brother” unë e kam refuzuar njëherë vitin e shkuar, këtë vit mendova që isha në kushtë më të pjekura dhe në rrethana të tjera për të mos i thënë jo kësaj sfide. Nuk e kisha menduar për asnjë çast që do të dilja për një javë me dëshirën time dhe me forcën time.”
Zhaklina e krahasoi këtë edicion të reality-t edhe me sezonet e mëparshme, ku në fund të ditës, pavarësisht gjithçkaje banorët qëndronin të gjithë bashkë, ndërsa sipas gazetares në këtë “BBV” kjo nuk ndodhte pasi konkurentët e shihni lojën si diçka për jetë a vdekje:
“Aty nuk ishte forcë jete. Ashtu si e shikoja unë nga brenda. Ishte një forcë protagonizmi, për sa kohë isha unë aty banorët e tjerë, disa prej tyre që ndoshta e shikonin veten më të fortë mesa duket më shikonin aq të fortë saqë as bukë nuk hanin dot me mua.
Në fakt ajo që më bëri mua përshtypje që nuk e prisja në këtë “BBV” që isha përgatitur dhe mendoja që isha e fortë mjaftueshëm, ishte që banorët brenda të silleshin sikur aty ishte një lojë për jetë a vdekje që nga dita e parë.”