Vrasja e një 84-vjeçareje në Patisia, Greqi marsin e kaluar është zbardhur nga policia greke. Sipas mediave autorët dy grekë dhe tre shqiptarë e grabitën pasi fillimisht e kishin mbytur duke i penguar rrugët e frymëmarrjes. Autorët e kanë ndjekur plakën fatkeqe në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë.
Pasi kanë vjedhur ato që kanë gjetur në banesë autorët janë zhdukur. Njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. Ajo që ka ndodhur tragjikisht brenda banesës është kuptuar nga djali i të moshuarës, pasi është zgjuar. Nga hetimet e policëve të Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit autor në veprën penale.