E moshuara Hamide Musolli, në një rrëfim për “Tregime nga Katuni” në lajmi.net, ka rrëfyer për mënyrën e jetesës në të kaluarën dhe atë të tashmen.
Ajo rrëfen se si burrin e saj nuk e kishte njohur, madje s’e kishte parë e as dëgjuar zërin deri në momentin që ishte martuar.
“S’e kom ditë as çfar figure ka, as çfar zani ka, deri kur jemi martu”, rrëfen ajo.
Musolli rrëfen se është martuar në moshën 18-vjeçare.