E mbajtën të fshehtë! Fejohen Adele dhe Rich Paul, zbulohet para kohe plani i tyre

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja 34-vjeçare dhe agjenti i sportit, Rich Paul, sipas ‘DailyMail‘ po planifikojnë një dasmë në verë, dy vite pasi bënë publike lidhjen e tyre. Në daljen e fundit, Adele u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës. Krijuesja e hitit “Easy On Me” kishte këtë unazë që nga shkurti i vitit të kaluar, në performancën në “BRIT Awards 2022”

Adele dhe Rich u shfaqën publikisht së bashku për herë të fundit në ‘Superbowl’ në fillim të këtij muaji.

Edhe pse Adele tenton ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes, ajo e ka treguar hapur dashurinë që ka për Paul. Në muajin dhjetor, ajo i kushtuar të fejuarit një këngë teksa ishte duke mbajtur shfaqje në Vegas.

Po ashtu, ajo e ka përmendur sërish partnerin gatë një emisioni kur bëri shaka duke thënë se ai ishte ‘egërsuar’ pasi një fans tentoi t’i jepte numrin e telefonit gjatë një koncerti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *