Pas afro 2 vjet nga zhdukja e tij Prokuroria vetëm dje zbardhi disa nga detajet e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi. Ai u vra nga vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasaliu. Dyshja e vunë në lajthitje atë derisa e vranë me 8 prill të 2021-ës. Motivi ishte tejet i ulët, e vranë për 30 mijë euro. Trupi i tij u gjetë pastaj në Novobërdë.
Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasliu për 4 muaj radhazi kishin planifikuar vrasjen e Bedri Rexhepit duke e shfrytëzuar afërsinë me viktimën. Ai i vra në shtëpinë e të pandehurit, Nexhat Vllasaliu në fshatin Vllasali.
Ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet. dhe Jeton Vllasaliu duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari/ndjeri Bedri Rexhepi e kishte ndaj tij e ve në lajthitje të dëmtuarin Bedri Rexhepi, duke filluar nga 09 janar 2021, ku i kishte ofruar për shitje dy vetura, një Range Rover dhe një BMË X3, për vlerën prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro). Gjatë realizimit të planit të tyre, i pandehuri Jeton, me 08 prill 2021 të dëmtuarin Bedri Rexhepi e dërgon në fshatin Vllasali në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij”, thuhet në aktakuzën të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.
Në akaktuzën e siguruara nga Gazeta Insajderi, mësohet se pas vrasjes biznesmenit, Bedri Rexhepi i ishte mbështjellur koka me qese të zezë ndërsa trupi me perdert e shtëpisë së vrasëssit, Nexhat Vllasaliu.
“Pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij me qese të zezë te najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit Nexhat, dhe e kishte lidhur me një litar”.
Vetura të ndjerit Bedri Rexhepi të tipit “Jeep Grand Cherokee” me targa 05-406-EJ ishte dërguar nga dorasi, Jeton Vllasaliu në arat e fshatit Sushicë-Janjevë.
Me 9 prill Nexhat e Jeton Vllasaliu fshehin trupin e pajetë të Bedriut në vendin malor të njohur si “Mali i Madh në Vllasali”.