E konfirmon prokuroria, është arrestuar serbi i dyshuar për vrasjen e 33 shqiptarëve në Pejë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se në Budapest të  Hungarisë, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

I njëjti dyshohet të ketë marrë pjesë në vrasjen e 33 shqiptarëve civil në Pejë, përkatësisht në lagjen “Kristal”.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore”, ka njoftuar Prokuroria.

Komunikata e plotë: 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se në Budapest të Hungarisë, sipas Urdhër Arrestit Ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb. 

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë Aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *