Një e papritur ka ndodhur në performancën e artistit Capital T që po zhvillohej në një nga clubet e Korçës.
Vetë artisti ka lajmëruar fansat e tij që do të performoj në qytetin e Korcës, por përveç vonesës që artisti pati në fillimin e performancës pas pak minutave diçka e pa sqaruar mirë ndodhi.
Vetë artisti foli pasi ndërpreu performancën duke thënë se ka një problem të vogël që i duhet ta zgjidhi dhe kërkoi ndjesë për ndërprerjen.
Mirëpo disa dëshmitarë thanë që policia kishte ardhur për një kontroll të artistit dhe çdo gjë u anullua. Nga videot shihet që pjesëmarrësit presin dhe po largohen një nga një.