Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht, pasi e ka zënë ashensori, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.