E dhimbshme: Para tri javësh i vdiq nëna, sot vdiq edhe djali nga Gjilani

Ngjarje të tilla dhe kaq të dhimbshme ndodhin rrallë.

Por familjes Kajtazi në Gjilan i ka rënë mbi kokë dhembje e dyfishtë brenda më pak se një muaji.

Ende pa u tharë lotët për nënën Hatixhe, ka ndërruar jetë djali i saj, Talati.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

“Ende pa na u tha lotët për vdekjen e motrës Hatixhe, sonte na tronditi lajmi për vdekjen e djalit të saj, Talatit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Talat Kajtazi ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Varrimi do të bëhet me drekë, të dielen më 31 korrik 2022, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *