E dhimbshme: Ndërron jetë shoferi i kamionit që goditi murin e një shtëpie në Gjilan

Pak më herët është raportuar për një aksident në Pogragjë të komunës së Gjilanit, ku një kamion ishte goditur për murin e një shtëpie. Sinjali mëson se shoferi i kamionit ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konfirmuar pronari i firmës së kamionit “Riza Trans”, Riza Avdyli.

Është mësuar se shoferi ka ndërruar jetë derisa ishte rrugës me autoambulancë për në spitalin e Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *