Ditë më parë një rrufe e fuqishme goditi 42 vjeçarin, Feriz Gashi nga Rahoveci.
Pas disa ditësh, për shkak të dëmtimeve që pati si pasojë e rrufesë, 42 vjeçari ka vdekur, shkruan Neutral.al
Faqet lokale në Rahovec kanë bërë të ditur lajmin. Feriz Gashi ishte 42 vjeçar nga fshati Fortesë e Rahovecit.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka lëshuar edhe faqja në Facebook e fshatit Fortesë.
“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!
Më 6 korrik, Policia e Kosovës e kishte konfirmuar për mediat që Gashi ishte goditur nga rrufeja dhe se ai kishte qenë në gjendje të rëndë./Neutral.al/