E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pasi u vetaksidentua me traktor në Malishevë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ngucat të Malishevës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Ismail Zogajn, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që intervenoi në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se personi tjetër të u lëndua është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *