E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Drenas, shoferi ende në arrati

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen e Bujupëve në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Eduard Bujupi, 19-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i riu ka ndërruar jetë në spital, ku edhe është konstatuar vdekja nga stafi mjekësor.

Ndryshe shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është identifikuar nga Policia.

Organet e hetuesisë kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *