Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rast tragjik që ka ndodhur në rrugën ‘Eduard Lir’ në Prishtinë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke kërcyer nga një ndërtesë.
Sinjali mëson se viktima është Hyrie Mustafa, 58-vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë intervistuar një dëshmitar të rastit. Familjari i të ndjerës ka deklaruar se derisa ka qenë në banesën e tij, ka dëgjuar një britmë dhe me të dalë jashtë të shohë së çfarë po ndodhë ka parë viktimën të shtrirë në tokë. Sipas tij, e ndjera tash e një kohë ishte në gjendje të rëndë emocionale.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.